Arbëri

Abazoviq i përgjigjet pozitivisht ftesës së Vuçiqit për Ballkanin e Hapur

 

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se nuk ka parë asnjë argument pse nisma rajonale “Ballkani i Hapur” nuk është gjë e mirë për vendin e tij. Kësisoj, ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të marrë pjesë në Samitin e radhës të Ballkanit të Hapur, shkruan “B92” të enjten mbrëma.

Vuçiqi e ftoi Abazoviqin t’i bashkohet Ballkanit të Hapur gjatë Forumit të Davosit që po mbahet në Zvicër.