Arbëri

Rama zbulon projektin për bazë detare të NATO-s në Shqipëri

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar të mërkurën se është duke u punuar për një bazë detare të NATO-s në Shqipëri, të cilën e ka konsideruar të rëndësishme për vendin.

Rama ka thënë se idetë do t’i shpalosen komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, gjeneral Tod Daniel Wolters, për të cilin është shprehur i bindur se do ta mbështesë këtë projekt, njofton “Abcnews” të mërkurën.