Arbëri

Shahini: Rreth 80 milionë euro dëmi nga ndalimi i prodhimit të kriptovalutave në Kosovë

 

Dëmet për rreth pesë muaj ndalimi të veprimtarisë me kriptovaluta në Kosovë mund të kapin vlerën e rreth 80 milionë euro, ka bërë të ditur kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

I ftuar të hënën në emisionin SOT të KTV-së, Shahini, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të ndaluar prodhimin e kriptovalutave nuk ka qenë i drejtë, pasi sipas tij, shpenzimi i energjisë elektrike nuk ka qenë problem për këtë veprimtari ekonomike as në vendet tjera që kanë hasur të krizë energjetike.