Arbëri

Mot i ndryshueshëm gjatë tërë javës

Moti sot në Kosovë

Moti këtë javë do të jetë i ndryshueshëm, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës të hënën.

Sipas njoftimit do të ketë vranësira që në vende-vende do të shoqërohen edhe me reshje shiu.

“Sa i përket temperaturave, ato do të jenë tipike pranverore. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7 e 13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23 e 32 gradë celsius”, thuhet në njoftim.