Arbëri

Dyshime se Rusia po tenton ta destabilizojë rajonin me alarme të rrejshme për bomba

 

Kosova është bërë cak i kërcënimeve të rrejshme për mjete shpërthyese në institucione, pas një varg kërcënimesh të rrejshme muajve të fundit në Serbi, Mal të Zi, Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kroaci. Të gjitha dolën të jenë alarme të rrejshme. Njohësit e sigurisë e shohin këtë situatë si përpjekje të Rusisë për destabilizim të rajonit

Në muajt e fundit shtetet e Ballkanit Perëndimor, sidomos Serbia, u përballën me kërcënime për mjete shpërthyese nëpër institucione të ndryshme. Të gjitha këto rezultuan të jenë alarme të rrejshme.

Pas paralajmërimeve për bombë në institucione arsimore në Serbi e Mal të Zi, edhe në Kosovë pati kërcënime të ngjashme. Më 17 dhe 18 maj u raportua për alarme për mjete shpërthyese në ndërtesën e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe në shkollën e mesme “Xhevdet Doda” në kryeqytet.