Arbëri

Malaziasit e Kosovës, pa përgjigje për t’u njohur si pakicë në Kushtetutë

Për më shumë se një vit, komuniteti malazias për kërkesat që ka adresuar s’ka ka marrë përgjigje as nga kryeministri Albin Kurti. Përfaqësues të këtij komuniteti kanë thënë se ndër vite u janë dhënë jo pak premtime
 

Mali i Zi të shtunën e ka shënuar Ditën e Pavarësisë. Këtu e 16 vjet më parë më 21 maj 2006, përmes referendumit, Mali i Zi arriti të bëhej shtet i pavarur. Por, malaziasit që jetojnë në Kosovë ankohen për mosadresim të kërkesave të tyre, e që lidhen me njohjen si pakicë në Kushtetutë e me përfaqësues në institucione të Kosovës. Premtime për një gjë të tillë, thonë se kanë marrë edhe nga kryeministri Kurti, por ende s’kanë marrë përgjigje. Në Kosovë llogaritet se jetojnë 5 mijë deri në 7 mijë malazezë

Vite me radhë, kërkesa e malaziasve për t’u njohur si pakicë në Kushtetutën e Kosovës, nuk është marrë parasysh. Përveç shprehjes së vullnetit të përfaqësuesve të institucioneve, për më shumë se një dekadë, ata nuk kanë ndërmarrë veprime për të realizuar kërkesën e këtij komuniteti që në Kosovë, nuk llogaritet të jetë më i madh se 5 mijë deri në 7 mijë banorë.

Për më shumë se një vit, komuniteti malazias për kërkesat që ka adresuar s’ka ka marrë përgjigje as nga kryeministri Albin Kurti. Përfaqësues të këtij komuniteti kanë thënë se ndër vite u janë dhënë jo pak premtime.