Arbëri

Presidentes s’i ngutet të vendosë rreth dekretit për kryeprokurorin

Tek arsyetuan mungesën e vendimit mbi dekretimin ose jo të Blerim Isufajt për kryeprokuror, në Zyrën e presidentes Osmanit thanë se nuk ka afat ligjor të përcaktuar për këtë. Por, juristët gjykojnë se stërzgjatja e vendimit mund të interpretohet edhe si shkelje kushtetuese
 

Një muaj pasi Këshilli Prokurorial e ka propozuar Blerim Isufajn për kryeprokuror, presidentja Vjosa Osmani nuk ka vendosur ta dekretojë ose jo. Në Zyrën e presidentes Osmani thanë që nuk kanë ndonjë presion kohor, meqë nuk ka afat ligjor të përcaktuar lidhur me dekretimin e kryeprokurorit. Por, juristët thonë se stërzgjatja e vendimit nga shefja e shtetit mund të interpretohet edhe si shkelje kushtetuese

Prej gati një muaj pozita e kryeprokurorit të shtetit ka mbetur me ushtrues detyre, e në Presidencë nuk kanë dhënë sinjale të premten se do të vendoset shpejt për dekretimin ose jo të Blerim Isufajt, të cilin Këshilli Prokurorial e ka propozuar për kryeprokuror.

Në Zyrën e presidentes Vjosa Osmani treguan se po e trajtojnë në hollësi procesin që i ka paraprirë propozimit të emrit për kryeprokuror dhe thanë që nuk janë në presion të ndonjë afati kohor.