Arbëri

Kurti në SHBA kërkon që bazat ushtarake serbe të largohen nga kufiri me Kosovën

Kryeministri Albin Kurti
 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në takimet me rreth 20 senatorë dhe kongresistë amerikanë ka kërkuar që të largohen rreth 48 baza operative ushtarake dhe të xhandarmërisë serbe rreth kufirit me Kosovën.

Përveç kësaj kërkese, Kurti ka thënë se në këto takime i ka treguar lidhjet e fuqishme që Serbia ka me Rusinë dhe se sipas tij, qendra humanitare ruse në Nish dhe zyra e Rusisë brenda Ministrisë së Mbrojtjes në Beograd duhet të mbyllen.