Një autobus që po udhëtonte nga Kosova në drejtim të Gjermanisë është aksidentuar në Austri, ka raportuar agjencia austriake e lajmeve APA të enjten.
Në këtë aksident në orët e hershme të së enjtes janë lënduar afro 20 persona, prej tyre tre më rëndë. Nuk raportohet për të vdekur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga pamjet shihet se bëhet fjalë për autobus të firmës “Armend Tours”.
Autobusi është aksidentuar në autostradë në afërsi të Eugendorf.
Në vendin e ngjarjes kanë dal ndihma e parë dhe zjarrfikësit.
“Aktualisht kemi informata për tre të lënduar rëndë dhe 16 lehtë. Nuk kemi njoftim për ndonjë viktimë”, ka thënë zëdhënësi i Kryqit të Kuq në Austri, Robert Thanner.
Raportohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit.
Në autobus ishin 28 pasagjerë, të gjithë nga Kosova. Autobusi është përplasur për një rrethojë të betonit.
Vetëm një fëmijë ishte në autobus dhe ka shpëtuar pa lëndime. Nga zëdhënësja e Kryqit të Kuq është bërë e ditur se do të organizohet një autobus tjetër për të dërguar personat nëpër qytetet në Gjermani.