Arbëri

Fluks i turistëve nga Kosova në Shqipëri, mbi 3 mijë kaluan kufirin në Morinë vetëm të shtunën

Pika kufitare ne Morine
 

Në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës gjatë kësaj fundjave, ka pasur fluks të shqiptarëve të Kosovës dhe shtetas të huaj, të cilët zgjedhin Shqipërinë si destinacion të preferuar turistik.

Prefekti i qarkut Kukës, Zenel Kuçana tha për ATSH se ditët e fundit është parë një fluks i lartë i shtetasve të huaj që vizitojnë Shqipërinë.