Përfaqësuesi Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se është larguar nga Kosova me mbresa të shumta.
Sarrazin ishte për vizitë në Kosovë ku të premten mbajti një konferencë të përbashkët për media me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Sarrazin e konfirmoi se Gjermania e përkrah kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“Rrugës për në Hamburg, me shumë mbresa nga Kosova. Faleminderit për bisedimet intensive dhe të hapura. Shihemi së shpejti!” – ka shkruar Sarrazin në Twitter.
Në një postim të mëhershëm të shtunën ai kishte thënë se: “Kosova është në zemër të Evropës dhe i takon Këshillit të Evropës”.
“Pozita e Gjermanisë është e qartë: “Kosova është në zemër të Evropës dhe i takon Këshillit të Evropës. Dje ia konfirmova ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, përkrahjen tonë për anëtarësimin e Kosovës”, ka shkruar Sarrazin.
Auf dem Weg nach #Hamburg, reich an Eindrücken aus #Kosovo. Danke für die intensiven und offenen Gespräche. Bis bald!#EU #Enlargment #friendship https://t.co/vVAlUFds15
— Manuel Sarrazin (@ManuelSarrazin) May 14, 2022
The position of #Germany is clear:#Kosovo is at the heart of #Europe and belongs in the Council of Europe @coe. Yesterday I assured @gervallaschwarz @MFAKOSOVO our support for the membership bid!@GermanyCoE @GERonWEB pic.twitter.com/p4kNxvUODF
— Manuel Sarrazin (@ManuelSarrazin) May 14, 2022