Arbëri

Talat Xhaferi fyen punonjësit e Parlamentit, kërkohet dorëheqja e tij

 

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka fyer punonjësit e shërbimit të Kuvendit me fjalë të rënda brenda sallës së Kuvendit, bazuar në një incizim.

Pas përfundimit të seancës më 12 maj, Talat Xhaferi ka sharë, ofenduar dhe kërcënuar punonjësit duke i ftuar të paraqiten në kabinetin e tij lidhur me angazhimin e tyre ndërsa kjo është transmetuar nga kanali i Kuvendit.