Arbëri

Latifi shpalos para amerikanëve “planin për transformimin e shëndetësisë në Kosovë”

 

Shtatë muaj pasi mori drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë, Rifat Latifi vazhdon të prezantojë plane për “transformimin e shëndetësisë” në Kosovë. Një gjë të tillë, Latifi e bëri në New York të shtunën në vendin ku ai ishte kryeshef i Departamentit të Kirurgjisë para se të bëhej ministër.

Në konferencë e 19-të vjetore “Louis R.M. Del Guercio”, Latifi prezantoi “zbutjen e pabarazisë shëndetësore dhe transformimin e shëndetësisë së Kosovës”. Gjatë prezantimit, Latifi foli për sfidat që po e presin Kosovën si vend në tranzicion për rindërtimin e sistemit të shëndetësisë.