Asnjëri nga katër kandidatët që janë në garë për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, nuk i mori votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në këto pozita, nga votimi i deputetëve në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës.
Bardh Bokshi, Albert Avdiu, Etrur Maloku dhe Dukagjin Abdyli, janë katër kandidatët të cilët nuk arritën të marrin mjaftueshëm vota për t’u zgjedhur gjyqtarë.
Kuvendi i Kosovës po vazhdon rundin e dytë të votimit, vetëm se nga gara është larguar kandidati me më së paku vota nga votimi i parë, Dukagjin Abdyli.
“Asnjëri nga kandidatët nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur gjyqtarë, përsëritet votimi, kandidati që ka më së paku vota hiqet nga gara”, ka thënë deputeti Hajdar Beqa, pjesë e Komisionit për përzgjedhje të gjyqtarëve.