Arbëri

Krasniqi kritikon Qeverinë për mungesë vizioni zhvillimor për vendin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve e ka akuzuar Qeverinë për mungesë të vizionit zhvillimor për vendin.

Sipas Krasniqit, mosmiratimi i Ligjit të Pagave dhe rritja jodinjitoze të pagës minimale për të përballur shtrenjëtimet e mëdha të çmimeve, tregojnë se Qeveria nuk po i kryen detyrimet e saj institucionale.

"Pandemia dhe rritja e çmimeve të të gjitha produkteve, sot e kanë bërë më të vështirë jetën e familjeve kosovare. Prandaj, miratimi i ligjeve bazike për punëtorët dhe të drejtat e tyre, është minimumi që qeveria e Kosovës duhet të bëjë, ndërsa rritja e pagave konform krizës së madhe, është detyrim institucional”, ka shtuar Krasniqi në një postim në Facebook.

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në Kosovë është shënuar në vend me dy protesta, njëra e organizuar nga Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorin Privat te Kosovës, kurse protesta tjetër është organizuar nga blloku anti-kapitalistë i Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.