Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e uroi Dritan Abazoviqin për zgjedhjen në postin e kryeministrit të Malit të Zi. Osmani shkroi të enjten në Twitter se nën udhëheqjen e Abazoviqit, Mali i Zi do të qëndrojë në rrugën e tij drejt BE-së.
“Së bashku do të forcojmë partneritetin tonë dhe do të punojmë së bashku për një Ballkan Perëndimor paqësor, të begatë dhe të sigurt”, shkroi Osmani.
Të enjten mbrëma, u votua Qeveria e re e Malit të Zi, në krye me Dritan Abazoviqin kryeministër.
Për Qeverinë e re, votuan 45 deputetë nga 81 sa i ka Kuvendi i Malit të Zi.
Qeveria e re e Malit të Zi, është e 43-ta dhe pasardhëse e asaj që u shkarkua më 4 shkurt, e ku Abazoviq ishte zv.kryeministër.