Arbëri

Osmani dhe Kurti takojnë Blinkenin në Washington

Osmani dhe Kurti takojnë Blinkenin në Washington

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, janë takuar me Sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, para ceremonisë mortore të ish-Sekretares amerikane Madeleine Albright në Washington.

Ata pritet që gjatë vizitës së tyre në SHBA të zhvillojnë edhe takime të tjera.

Në Facebook, Osmani njoftoi për takimin. Ajo shkroi se Blinkenin e falënderoi për kontributin e SHBA-së në forcimin e shtetësisë së Kosovës.

“Mbështetja e vazhdueshme dhe vlerat e përbashkëta janë garanca më e fortë e miqësisë së palëkundur me SHBA-në”, shkroi ajo.

Liderët politikë dhe personalitete të shumtë amerikanë e botërorë janë mbledhur për ta rikujtuar dhe për të varrosur Medeleine Albrightin.

Albright, e cila ka qenë gruaja e parë në SHBA që ka shërbyer si sekretare e shtetit, do të varroset pas ceremonisë mortore që do të nisë në orën 17:00, në Katedralen Kombëtare në Washington.

Albright vdiq më 23 mars.

{gallery}