Arbëri

Palokaj: Serbia u kritikua nga BE-ja për mossanksionim të Rusisë

augustin palokaj, qeveria kurti, serbia, kosova, be, diskutimet, negociatat
 

Korrespodenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, deklaroi se Bashkimi Evropian e përshëndeti të enjten reagimin e Kosovës pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë dhe vendosjen e sanksioneve, ndërsa e kritikoi Serbinë për mossanksionim.

Palokaj deklaroi se BE-ja ia kërkoi Serbisë të vendosë se në cilën anë dëshiron të qëndrojë, derisa tha se në takimet e sotme të BE-së me përfaqësues të Kosovës dhe të Serbisë, pati thirrje që kosovarëve t’iu përfundohet procesi i liberalizimit të vizave.