Presidenti i Serbisë, ka folur me krenari të dielën mbrëma, në një intervistë televizive se si vendi i tij në krye me të po forcohet ushtarakisht.
Ai ka premtuar se furnizimet me armë të ndryshme do të vazhdojnë, ndërkohë ka thënë se kjo gjë nuk bën të ndodh me Kosovën.
Ai ka kritikuar shtetet si Britania e Madhe, SHBA, Turqia e të tjera se po e armatosin Kosovën. Sipas tij, e vetmja forcë e armatosur në Kosovë, duhet të jetë KFOR-i.
“Ne e respektojmë KFOR-in, por mos na pyesni se çfarë po blejmë”, ka thënë Vuçiq, përcjell “b92”, teksa i është referuar blerjes së fundit të një sistemi raketor nga Kina. “Askush nuk ka të drejtë ta armatosë Kosovën, por nuk e kanë dert”.
Ai i është referuar Marrëveshjes së Kumanovës dhe rezolutës 1244, kur ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk bën të armatoset.
Mediat kanë thënë se Serbia do t’i kërkojë llogari Britanisë së Madhe për armatosjen e Kosovës.
-
Vuçiq për ushtrinë: Jemi armatosur në fshehtësi
-
Vuçiq për armatimin e FSK-së: SHBA-ja po e bën tejet të fuqishme
-
Serbia do të vazhdojë të armatoset
-
Vuçiq: Kosova është pjesë e Serbisë sipas Kushtetutës dhe ‘drejtësisë së Zotit’
-
Vuçiq për Kosovën: Tani do të kishim me çfarë të shkonim në luftë, por nuk dua luftë