13 raste pozitive me COVID-19 të shtunën në Kosovë
Foto: KOHA
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur të shtunën se 13 raste pozitive janë regjistruar në 24 orët e fundit, nga testimi i 1.045 të dyshuar për koronavirus.
Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive është 484.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë vaksinuar 189 persona.