Arbëri

​Dështon procesi i emërimit të drejtorit menaxhues në AKP

Foto: KOHA
 

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), pas shqyrtimit të raportit përfundimtar për procesin e rekrutimit për pozitën e drejtorit menaxhues të Agjencisë ku në rrethin e ngushtë ishin dy kandidatë, vendosi që të anulojë procedurën e rekrutimit dhe ta rishpallë konkursin për drejtor menaxhues të AKP-së.

“Bordi e mori këtë vendim që të rishpallë konkursin me qëllim që procesi i ardhshëm i konkursit të sjellë një numër më të madh të kandidatëve dhe të rrisë konkurrencën edhe jashtë shërbimit civil, që do të ndikonte në rritjen e besueshmërisë në këtë proces të rëndësishëm”, njofton AKP të enjten.