Deputeti Enver Hoxhaj, ka thënë në seancën e sotme, se kur është ftuar debati për politikë të jashtme, ishte janar dhe në atë kohë ka qenë një situatë tjetër politike. Ai ka thënë se dialogu politik për anëtarësim në OKB, ka vdekur.
Sipas tij, LVV-ja ka pretenduar gjithmonë që politika është e jashtme, por qëllimet janë të brendshme.
Hoxhaj ka thënë se nuk ka njohje dhe nuk pret që do të ketë.
“Nuk ka anëtarësime dhe nuk pres që do të ketë. Nuk ka marrëveshje në Bruksel as nuk do të ketë e as liberalizim. Është mirë që kryeministri Kurti po rreshtohet karshi Ukrainës është mirë që po mendon globalisht por nuk po vepron lokalisht. Ende nuk kemi apliku për NATO. Kurti ka thënë se do ta definojë dialogun, nuk e ka bërë por Ukraina po ia definon”, ka thënë ai.
Ai tutje ka shtuar se Kurti po merret me luftën hibride të Rusisë, por nuk po thotë asgjë për luftën e spiunazhit të Serbisë ndaj Kosovës.
Hoxhaj ka thënë se VV-ja sa ka qenë në opozitë ka thënë se do ta ridefinojë dialogun, porse shton se tashmë Ukraina po ja definon.
“Dialogu politik për anëtarësim në OKB ka vdekur. Kuvendi i Kosovës duhet të flasë për këtë temë në një seancë të veçantë”, ka thënë ai.