Kuvendit i Kosovës do të zhvillojë të martën seancën e radhës ku pritet të zhvillohet debati parlamentar për politikën e jashtme.
Seanca pritet të fillojë në ora 13:00.
Debati është iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Deputetja Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se kërkesa për debat erdhi për shkak të situatës së rënduar, në të cilën gjendet politika e jashtme.
Debati për politikë të jashtme ishte thirrur javë më parë, por nuk ishte mbajtur për shkak të mungesës së kryeministrit, Albin Kurti dhe ministres për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla.