Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama i gatshëm ta legalizojë kanabisin edhe për përdorim vetjak

Edi Rama, kanabisi, Shqiperia

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë të shtunën se është i gatshëm që të legalizojë kanabisin edhe për përdorim vetjak. Që kjo të realizohet, sipas Ramës, është dëshira e popullit.

Rama konfirmoi se në këshillimin tjetër kombëtar, do të përfshijnë në mesin e pyetjeve, edhe atë për përdorimin personal të kanabisit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Vitin tjetër do shtrojmë pyetjen, a doni të keni përdorimin vetjak, në atë gramaturën e vogël. Unë s’kam opinion. Tani jemi shumë të qartë, nëse do të thonë shqiptarët që përdorimi personal të lejohet, na vjen keq për të gjallët që kanë vdekur, por do e bëjmë”, ka thënë Rama.

Qytetarët e Shqipërisë janë shprehur pro legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore javën e kaluar dhe Rama ka premtuar se kjo nismë do të bëhet realitet.