Arbëri

MKRS-ja më e mbyllura për ofrimin e qasjes në dokumente publike

 

Rreth 100 ankesa ka pranuar vetëm këtë vit Agjencia për Informim dhe Privatësi, për moslejim të qasjes në dokumente publike. Institucioni ndaj të cilit palët e interesuara kanë pasur më së shumti ankesa është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Mungesa e qasjes në dokumente publike vështirësi po krijon edhe për punën e gazetarëve.

Vetëm gjatë këtij viti, rreth 100 ankesa janë dorëzuar në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, për refuzim të kërkesave për qasje në dokumente publike.

Qasja e qytetarëve në dokumentet e mbajtura, hartuara apo pranuara nga institucionet publike, është e garantuar me ligj, por zbatimi i tij lë shumë për të dëshiruar.