Arbëri

Pesë ushtarë të Kosovës dyshohet se u helmuan

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar të mërkurën se pesë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë marrë trajtimin mjekësor, nën dyshimin se janë helmuar. Sipas njoftimit, pjesëtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore “dhe nuk ka asnjë arsye për shqetësim”.

“Me të marrë informacionin, SHP i FSK-së ka marrë masat e duhura sipas procedurave standarde operative dhe deri më tani kemi të konfirmuar se të gjithë pjesëtarët që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, tani janë shëndosh e mirë dhe nuk ka asnjë arsye për shqetësim”, thuhet në njoftimin e Mbrojtjes.

Bëhet e ditur se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i ka marrë mostrat e ushqimit për ta identifikuar shkaktarin e mundshëm të çrregullimit shëndetësor te pesë pjesëtarët e FSK-së.