Arbëri

KPK-ja e quan tendencioze reagimin e shoqërive civile për procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit

 

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka thënë se procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit deri në këtë fazë ka qenë objektiv, jodiskriminues, transparent, gjithëpërfshirës dhe i bazuar plotësisht në meritokraci, në kundërpërgjigje të koalicioneve joqeveritare, që të enjten rekomanduan që ky proces të anulohet.

Koalicioni i organizatave joqeveritare, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Lëvizja FOL rekomanduan që procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit të anulohet dhe të hapen një konkurs i ri.