Arbëri

KGJK: Vendimi për suspendimin e Stevanoviqit është marrë pa ndikim politik

Descriptive Text

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka njoftuar të premten se vendimi për suspendimin e kryetares së Gjykatës Themelore të Mitrovicës nga pozita e saj një ditë më parë, është marrë pa ndonjë ndikim politik.

Sipas njoftimit, ky vendim është marrë në kuadër të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjor që ka KGJK-ja dhe se nuk paragjykin përfundimin e procedurës në raport me gjyqatren e suspenduar, Liljana Stevanoviq.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), njofton opinionit publikë, se në mbledhjen e 281-të ka vendosur për suspendimin e Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, nga pozita e saj si kryetare. Ky Vendim është marrë sipas kërkesës së Autoritetit Kompetent për Kryetar të Gjykatave, në përputhje me Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Ligjin për Gjykatat, Ligjin për KGJK, Kodin e Etikës dhe Rregulloren për Procedurën Disiplinore të Gjyqtarëve. Me këtë rast, KGJK thekson se, Vendimi për suspendimin e Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, është marrë në kuadër të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore që ka KGJK-ja, dhe nuk paragjykon përfundimin e procedurës në raport me gjyqtaren, znj.Stevanović. Vendimi në fjalë është marrë pa asnjë ndikim politik, prandaj me këtë rast, KGJK u bënë thirrje institucioneve dhe zyrtarëve publik të institucioneve tjera të përmbahen nga deklaratat për vendimet e KGJK-së, pasi çfarëdo deklarimi publik nuk i kontribuon pavarësisë së gjyqësorit, si pushtet i pavarur”, thuhet në komunikatën e KGJK-së.

KGJK u ka bërë thirrje institucioneve dhe zyrtarëve publik të institucioneve tjera të përmbahen nga deklaratat për vendimet e KGJK-së, pasi çfarëdo deklarimi publik nuk i kontribuon pavarësisë së gjyqësorit, si pushtet i pavarur.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e mbajtur të enjten, ka marrë vendim që ta suspendojë Liljana Stevanoviq, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, deri në një vendim të radhës.

Suspendimi i Stevanoviqit vjen pas pjesëmarrjes së saj në takim me Aleksandër Vuçiqin, president i Serbisë.