Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi se po bëhen përgatitje për ta paditur Serbinë për gjenocid, derisa shtoi se kjo është çështje shumë komplekse.
“Në Kosovë ka ndodhur gjenocidi. Po i bëjmë përgatitjet, është çështje komplekse e gjigante. Gjenocidi nuk është krim që vjetërsohet. Duhet të jemi të përgatitur para së të fillojmë këtë proces. Gjenocidin e ka ndaluar NATO-ja e bashkësia ndërkombëtare, nuk e ka parandaluar”, tha Kurti në DESK-un e KTV-së.
Ai potencoi se NATO-ja në vitin 1999, e kishte kuptuar se në Kosovë mund të përsëritej një krim si në Bosnjë.