Arbëri

15 shqiptarë të arrestuar në Spanjë për trafikim të drogës

Shqiptarët në Spanjë kanë hartuar sistemin për funksionimin e trafikut të drogës, kanë dalë me përfundim zyrtarët policorë të Spanjës për drejtuesit shqiptarë të trafikut të drogës. Të hënën, shteti ka arritur të godasë një grup shqiptarësh që merrej me trafikun e drogës duke i vënë në pranga 15 persona.

Sipas mediave spanjolle, banda që drejtohej nga shqiptarët kishte ngritur disa shtëpi-bari në Malaga.

Hetimet kishin nisur në maj të vitit 2021, kur agjentët gjetën një shtëpi të tillë në Coin dhe kështu kishin nisur punën për kapjen e trafikantëve. Gjatë punës, grupi hetimor kuptoi se organizata kishte edhe pika tjera për rritjen e marihuanës në ambiente të mbyllura. Pas muajsh hetimesh u konstatuan gjashtë shtëpi të tjera me të njëjtat struktura në Mijas, Alhaurin de la Torre, Marbella dhe Fuengirola që përdoreshin nga grupi kriminal, shkruan “cadenaser”.

Njëra nga shtëpitë përdorej për tharjen e marihuanës që kultivohej në ndërtesat tjera. Gjatë operacionit janë sekuestruar 127 lëndë narkotike gati për t’u shitur, 3696 bimë marihuane dhe 600 mijë euro, tri automjete e një detektor i sistemit GPS.

Spanja është bërë vendi i preferuar për trafikantët shqiptarë të drogës, kryesisht për mbjelljen dhe trafikimin e marihuanës. Në shtator vitin e kaluar, pas operacionit të koduar “Dobra” të Policisë Kombëtare të Spanjës, në bashkëpunim me autoritetet gjermane dhe të Shqipërisë, qenë arrestuar 107 persona në kuadër të një rrjeti kriminal ndërkombëtar.