Arbëri

Kancelari austriak dhe një delegacion amerikan të premten në Kosovë

Një delegacion i Shtëpisë së Bardhë, e po ashtu kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, do të qëndrojnë të premten në Kosovë.

Siç ka bërë të ditur zyra e Presidencës të enjten, delegacioni amerikan dhe Nehammeri do të priten nga presidentja, Vjosa Osmani.

“Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë. Në orën 16:10, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer. Fillimisht Presidentja Osmani do ta presë Kancelarin Nehammer në hyrje të objektit të Kuvendit të Kosovës, ku do të bëhet edhe fotografia zyrtare, dhe më pas takimi do të mbahet në Kabinetin e Presidentes”, thuhet në njoftimin e Presidencës.