Arbëri

Projektkodi Civil shpërfaqi homofobi dhe gjuhë të urrejtjes në Kuvend, thonë Demolli e Arifi

 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës shpërfaqën homofobi dhe gjuhë të urrejtjes në seancën e së mërkurës, kur nuk votuan Projektkodin Civil, kanë deklaruar aktivistet e të drejtave të njeriut, Luljeta Demolli e Tringa Arifi në “60 Minuta” të KTV-së.

Demolli nga Qendra Kosovare për Barazi Gjinore, ka thënë se mosvotimi i këtij Kodi e ka kthyer Kosovën disa vjet prapa, ndonëse siç ka thënë, më mirë që nuk ka kaluar në atë formë si ishte.