Haradinaj në Hagë: Çdo gjë e kam bërë për interesin publik

- 17:22Haradinaj në Hagë: Çdo gjë e kam bërë për interesin publik
- 17:05Gucati para trupit gjykues: Jam i pafajshëm e krenar për shokët e luftës
- 13:05Prokurori kërkon dënim për Gucatin e Haradinajn, thotë se ata synuan shkatërrimin e gjykatës
- 12:13Mbrojtja kërkon që Gucati e Haradinaj të shpallen të pafajshëm: Vepruan në interes të publikut
- 12:08ZPS-ja thotë se Gucati e Haradinaj kanë vepruar me dashje
Haradinaj në Hagë: Çdo gjë e kam bërë për interesin publik
Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka thënë se të gjitha veprimet e tij i ka ndërmarrë për hir të interesit publik në Kosovë dhe ka shtuar se çdo gjë e ka bërë në mënyrë transparente.
Ai para trupit gjykues ka thënë se Gjykata Speciale është për të vënë drejtësi, por i kundërshton politikat e prokurorisë që sipas tij është e njëanshme.
Në deklarimin e tij para Dhomave të Specializuara në fund të procesit gjyqësor ndaj tij, Nasim Haradinaj ka thënë se nga trupi gjykues kërkon vetëm drejtësi.
“Kjo gjykatë është për të vënë drejtësi, kundërshtimi im qëndron te politika e prokurorisë dhe kjo prokurori nuk po e bën punën e vet kundrejt qytetarëve të Kosovës. Prandaj, të nderuar panel gjykues, nga ju pres drejtësi të pa imponuar, të pandikuar dhe të paanshme. Nga ju nuk kërkoj asgjë tjetër vetëm të dalë në shesh drejtësia dhe uroj që kjo të triumfojë në këtë proces, asgjë tjetër nuk kërkoj përveç drejtësisë. Ndërsa ju prokurore Bolici fjalën kriminel merre mbrapsht dhe mbaje për vete, sepse mua nuk më takon kjo fjalë. Gjithçka, që kam bërë kam bërë haptas dhe me transparencë të plotë dhe për hir të interesit publik të Kosovës dhe gjetiu”, ka thënë Haradinaj.
Gjatë fjalimit, Haradinaj i është drejtuar edhe Prokurorit të Specializuar, Jack Smith, të cilit i ka thënë se ka deklaruar gënjeshtra gjatë paradites derisa ka folur për dosjet.
“Fjalimin do ta kisha përfunduar sot këtu por meqë zoti kryeprokuror është këtu thash mos po i mbet hatri dhe mendon që nuk e kam vërejt, mendon që nuk ia kam varë, e vërtetë është ashtu, por megjithatë nuk do të thotë që nuk e kam dëgjuar. Smith tha dy çështje, e para interes personal Haradinaj ka interes personal. Smith, mua më njohin të gjithë, me njeh edhe ti dhe e di që kjo është një gënjeshtër dhe nuk ka aspak të bëjë me të vërtetën, po të kisha shikuar aspektin personal do të isha me familjen time, nuk do të isha as në luftë, nuk do të isha kurrë i burgosur. Por kjo ty të duhet që të diktosh në marrjen e vendimit të këtij paneli”, ka thënë ai.
Haradinaj ka thënë se qasja e kryeprokurorit është si në kohët e diktaturës, për çka sipas tij duhet të turpërohet.
“Ndërsa kërkove të marrë dënim sa më të lartë dhe ajo për të arrit efektin që të mos guxojnë të tjerët të mendojnë kështu, zoti prokuror beso se këtu jeni në kundërshtim me vetveten nëse të kujtohet fjalimi i parë, ti ke thënë që është lejuar dhe e drejtë të mendosh ndryshe. Por zoti prokuror ky mendim që ti e ke është mendim i prokurorive diktatoriale që kanë bërë në 1981 Serbia dhe shumë shtete diktatoriale që kanë menduar me dënime të larta t’ua ndalojnë njerëzve të mendojnë ndryshe. Kjo duhet të turpërojë ty, përvojën tende çerek shekulli që the, shtetin tënd nga vjen dhe këtë institucion që ti e përfaqëson”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se qytetarët e Kosovës me të drejtë ngrenë dyshime ndaj punës së ZPS-së.
“Vetë fakti që ju nuk jepni të dhënat e vendndodhjes së kriminelëve drejtësisë ndërkombëtare siç është Interpoli, e të cilët emra i ka në listën e kërkimit, prandaj me të drejtë unë dhe shumë qytetarë të Kosovës hamendësohemi se kënd ndiqni, kënd mbroni, dhe me kënd po identifikoheni ju”, ka thënë Haradinaj.
Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.
Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Gucati e Haradinaj.
Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. /KSP
Gucati para trupit gjykues: Jam i pafajshëm e krenar për shokët e luftës
Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka deklaruar edhe njëherë se është i pafajshëm në të gjitha akuzat me të cilat e ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Ai i ka thënë trupit gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë se të gjithë veprimet e tij kanë qenë luftë për të drejtat e popullit të Kosovës. Gucati ka deklaruar se i përkrah shokët e luftës dhe ka shtuar që deklaratat që e quajnë UÇK-në organizatë terroriste janë absurde.
Në fjalimin e tij në fund të procesit gjyqësor në Hagë, Gucati ka kujtuar kohën kur ka shërbyer në UÇK dhe ka theksuar se ndjehet krenar me të kaluarën e tij dhe të popullit të Kosovës.
“Do të vazhdoj të luftoj për të drejtat e popullit tim deri ën ditën e fundit të jetës sime. Është e ardhmja e popullit të Kosovës që më motivon mua ta bëjë atë që besoj se do ta ndihmojë këtë gjë”, ka thënë ai.
Gucati ka thënë nuk është e drejtë që një grup të shpallet përgjegjës për akte kriminale kur në të vërtetë ai grup është krijuar për t’i ndaluar aktet e tilla.
“Çdo viktimë e krimit gjatë luftës apo viktimë e krimit gjatë paqes e meriton të drejtën që ata persona, të cilët kanë kryer krime ndaj tyre të hetohen dhe ndiqen penalisht. Natyrisht unë vetë kam qenë viktimë e krimit, siç kanë qenë shumë shokë dhe pjesëtarë të UÇK-së. Ato krime duhet të ndiqen penalisht aty ku është e mundur, prandaj unë vetë si viktimë e krimit e kuptoj se çfarë kanë vuajtur viktimat e tjera të krimit, e ndjej dhimbjen që e kanë vajtuar dhe e mbroj të drejtën e tyre për drejtësi. Megjithatë nuk mund të jetë e drejtë që një grup të shpallet përgjegjës për akte kriminale kur pikërisht krijimi i këtij grupi ka qenë për të ndaluar dhe jo për të kryer akte kriminale”, ka thënë Gucati.
Ish-kreu i veteranëve ka thënë se shteti i Kosovës asnjëherë nuk ka qenë agresor.
“Unë vazhdoj të pohoj se jam i pafajshëm sa i përket akuzave penale ndaj meje. Unë kam vepruar siç kam bërë gjatë gjithë jetës, nga ndjenjat e sinqerta dhe obligimin për të tjerët. Gjatë 25 vjetëve të fundit në rolin tim si pjesëtar i UÇK-së, si anëtar i OVL-UÇK jam përpjekur të veproj nga ndjenjat e obligimit dhe përgjegjësitë ndaj anëtarëve të OVL-së dhe vendit tim. Jam krenar që jam qytetar i Republikës së Kosovës dhe jam krenar që jam shqiptar. Shteti i Kosovës kurrë nuk ka qenë agresor ndaj asnjë vendi, ne duhet ta kemi të drejtën të mbrojmë vetën tonë ndaj atyre që kundërshtojnë të drejtën tonë të jetojmë në paqe”, ka thënë Gucati.
Në fund të deklaratës së tij, Gucati ka thënë se ndjehet krenar me shokët e luftës dhe se sugjerimi që UÇK-ja është organizatë kriminale është absurd.
“Çdo sugjerim që është bërë ndaj UÇK-së që është organizatë e përbashkët kriminale, kjo është absurde, e pavërtetë dhe fyerje për dëshmitarët dhe të rënët për luftë të cilët kanë vdekur për shtetin e Kosovës. UÇK ka qenë, është dhe vazhdon të jetë simbol i lirisë dhe pavarësisë dhe demokracisë së popullit të Kosovës”, ka shtuar ai.
Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.
Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Gucati e Haradinaj.
Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. /KSP
Prokurori kërkon dënim për Gucatin e Haradinajn, thotë se ata synuan shkatërrimin e gjykatës
Prokurori i Specializuar, Jack Smith i ka kërkuar trupit gjykues që të shpallë fajtor Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, pasi “ata kanë kryer krim dhe se nuk janë penduar për një gjë të tillë”.
Sipas tij dënimi ndaj tyre do të parandalonte veprimet e tyre të ngjashme në të ardhmen si dhe veprimet e njerëzve të tjerë në Kosovë që sipas tij synojnë të pengojnë punën e Speciales.
Në kohën kur po bëhen parashtrimet për masën e dënimit, Prokurori i Specializuar ka thënë se çështja gjyqësore ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK është e rrallë dhe sipas tij nuk lë dyshim lidhur me synimin e tyre për të kryer veprën penale me dashje.
“Fajësia e të akuzuarve është provuar dhe tani na mbetet të vendosim se cila do të jetë masa e dënimit, Këta të akuzuar janë unikë, sepse ata nuk janë penduar, ata kanë shkuar më tej dhe kanë thënë në mënyrë mënyra që do ta bëjnë këtë krim apo një krim të ngjashëm po t’u jepej mundësia edhe në të ardhmen. Po të mos mjaftonte kjo, është çështje shumë e rrallë në çdo juridiksion që të keni përpara dy individë që janë fanatikë dhe të angazhuar për të shkuarën e tyre penale dhe që e kanë thënë shumë qartë atë dhe besojnë se do të duhej që këtyre t’u jepej një masë dënimi me burg shumë e madhe me qëllim që të mos insistojë asnjë shpresë që të shkatërrohet kjo gjykatë. Është unike kjo skenë kriminale”, ka thënë Smith.
Ai ka përsëritur se në Kosovë ekzistojnë njerëz që synojnë të pengojnë punën e gjykatës.
“Kur flas për masën e dënimit, gjykata duhet të mendojë jo vetëm për dënimin që duhet t’i jep këtyre të akuzuarve, por edhe mesazhin që duhet t’i jep të tjerëve, veprimet e të cilëve do të ndikohen prej vendimit që do të jep kjo gjykatë. Të akuzuarit janë pjesë e një grupi të vogël në Kosovë, të cilët janë të përkushtuar personalisht që kjo gjykatë të dështojë. Ky grup zvogëlohet nga dita në ditë ndërkohë që çështjet tona ecin përpara dhe e vërteta zbulohet... Ne u kërkojmë që ju të merrni një vendim fajësie për ta, ne po kërkojmë jo vetëm sepse ata nuk janë shprehur pendim, por edhe të merret një venim i tillë, sepse është parandalim për të tjerët. Ne po ua kërkojmë ta bëni këtë, sepse faktikisht kjo është shërbimi që do t’i bëni parandalimit”, ka thënë ai.
Sipas tij, vendimi për dënimin e ish-krerëve të OVL të UÇK-së duhet të shqiptohet në përputhje me krimin. Ai ka thënë se të gjitha veprimet e Gucatit dhe Haradinajt ishin me qëllim të arritjes së qëllimit të tyre sipas tij për të shkatërruar gjykatën.
“Synimi i të akuzuarve dhe angazhimi është të shfrytëzonin mjetet penale për të arritur synimin e tyre për të shkatërruar tërësisht këtë gjykatë. Një fokus i veçantë për të përcaktuar masën e dënimit duhet të jetë edhe sa e rëndë është kjo vepër penale, vlerësimi fushëveprimit të saj dhe mënyra si viktimat po kërkojnë drejtësi, të akuzuarit nuk kanë kërkuar thjesht të minojnë procedimin penal apo të ndalojnë një dëshmitar që të vijë te kjo gjykatë, ata kanë kërkuar të shkatërrojnë këtë gjykatë, këtë institucion të drejtësisë të krijuar nga vullneti i popullit të Kosovës dhe për t’u shërbyer viktimave në Kosovë dhe më tutje”, ka thënë shefi i ZPS-së.
Sipas Prokurorit të Specializuar, ish-krerët e OVL-UÇK kanë synuar frikësimin e dëshmitarëve dhe viktimave me qëllim që të njëjtit të mos bashkëpunojnë me gjykatën.
“Të akuzuarit kanë dashur të shkatërrojnë këtë gjykatë dhe e kanë bërë këtë për shkak se janë në kundërshtim me faktin që një anëtar i UCK-së të jep llogari për krimet që kanë bërë, dhe të akuzuarit do të bëjnë të pamundurën që t’i mohojnë drejtësinë jo vetëm një viktime, jo vetëm një grupi të viktimave, por tërë viktimave”, ka thënë ai.
Smith ka thënë se dëmi që mund të shkaktojnë ish-krerët e OVL-UÇK-së në të ardhmen është i parashikueshëm meqë sipas tij ata kanë deklaruar se do të vepronin njësoj nëse do të kishin mundësi.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.
Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Gucati e Haradinaj.
Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës./KSP
Mbrojtja kërkon që Gucati e Haradinaj të shpallen të pafajshëm: Vepruan në interes të publikut
Ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, i janë kundërpërgjigjur deklaratave të Zyrës së Prokurorit, duke thënë se Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj kanë vepruar në interes të publikut dhe se të njëjtit duhet të shpallën të pafajshëm.
Pasi prokuroria ka deklaruar se të akuzuarit kanë ndërmarrë veprime me dashje konkrete dhe sipas ZPS-së, të njëjtit duhet të shpallën fajtor, mbrojtja e tyre ka kërkuar nga trupi gjykues vendim të pavarur dhe mbështetur në analizën objektive të ligjit.
Avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Elystan Rees ka thënë se i mbrojturi i tij duhet të shpallet i pafajshëm.
“Një ndër elementet që ata ngrenë është dashja konkrete, qëllimi konkret, ndërkohë ne bëmë dhe parashtruar qëndrimin tonë, neve bëmë dallimin në mes të synimit konkret dhe synimit eventual dhe në fakt e gjithë çështja e tyre mbështetet në këtë elemente, që zotëri Gucati, klienti im, ka vepruar me dashje konkrete, dhe unë i bëjë thirrje trupit gjykues që të marrë këtë qasje, pra ta mbajë përgjegjës ZPS-në lidhur me këtë çështje për këtë që është bishti kryesor i çështjes së tyre. Pra ata e ata duhet që ta provonin çështjen e tyre, sepse ata kanë ngritur akuzat, pra ata e ngritën fabulën e çështjes që ata thonë se e kanë provuar, dhe nëse ata e kanë provuar përtej dyshimit të arsyeshëm atëherë ju do të merrni vendimin, por nëse ky nuk është rasti atëherë trupi gjykues duhet që ta ndalojë gjykimin”, ka thënë Ress.
Ai ka thënë që ZPS duhet të dëshmojë përtej dyshimit të arsyeshëm nëse ka pasur synime apo dashje konkrete nga të akuzuarit, në të kundërtën duhet shpallur pafajësinë.
“Ju duhet ta testonim ta matni çështjen e tyre mbështetur në këtë elemente dhe nëse ZPS nuk dëshmon përtej dyshimit të arsyeshëm që ka synim apo dashje konkrete atëherë duhet që të shpallim pafajësinë. Nuk dua ta përsëris vetën, por thjesht dua të ju kujtoj trupit gjykues, suksesi apo dështimi i procesit gjyqësor i kësaj çështje nuk matet nëse vendimi i marrë nga trupi gjykues është për fajësi apo pafajësi, por matet nga aftësia për të qenë i drejtë me të akuzuarin dhe për të respektuar dinjiteti ne të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces gjyqësor”, ka thënë avokati i Gucatit.
E mbrojtja e Nasim Haradinajt, avokati Toby Cadman ka deklaruar se të gjitha veprimet e të akuzuarve lidhur me dosjet e arritura në OVL-UÇK kanë qenë në interes të publikut.
“Zoti Howling u përpoq që të fliste mbi klimën e frikës me qëllim që të justifikonte punën ne tij por ajo që do të thoshim ne është se këtu bëhet fjalë për një nxjerrje në interes të publikut, e motivuar si duhet për të parandaluar padrejtësinë, ne i përmbahemi qëndrimit se interesi publik është i rëndësishëm”, ka thënë Cadman.
Ai i ka kërkuar trupit gjykues që të trajtojë interesin publik, derisa është në kërkim të së vërtetës.
“Ai është sinjalizues, ai ka bërë punën e tij për të gjetur të vërtetën dhe në ketë mënyrë ne i kërkojmë trupit gjykues që të trajtojë interesin publik kur të gjejë të vërtetën. Prokuroria kërkon të fsheh të vërtetën lidhur me këtë ndërhyrje të sistemit të saj, është detyrë e jona si palë mbrojtëse e pastaj e turpit gjykues që t’i fryjë bilbilit kur është momenti,. Kjo është një çështje në të cilën ne jemi ndaluar të përmendim këtu emrat të cilët klienti im beson që janë persona që kanë marrë pjesë në masakra në Kosovë. Ne nuk i kemi parë dokumentet dhe siç e thash dje në qendër të kësaj çështje është zinxhiri i mbajtjes së dokumenteve i cili ishte difektoz dhe për të cilën ZPS nuk ka dhënë përgjigjen e tyre”, ka thënë ai.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.
Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./KSP
ZPS-ja thotë se Gucati e Haradinaj kanë vepruar me dashje
Në përgjigjen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ndaj deklaratave përmbyllëse të mbrojtjes së Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, prokurori Mathew Howling ka thënë se veprimet e të akuzuarve lidhur me dosjet ishin bërë qëllimshëm.
Sipas tij, ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke i ofruar dokumentet për mediat i kanë bërë publike emrat të cilët ishin pjesë e atyre dosjeve.
“Ata faktikisht i bënë emrat publik, ata i publikuan emrat, duke i lënë dokumentet e paredaktuara dhe të mbrojtura për gazetarët persona publik, këta i nxorën emrat për të gjithë botën për t’i parë, dhe kjo nuk ishte vetëm për thënien në zë të tyre, ishte për komunikimin e këtyre emrave dhe disa faktikisht nga këta emra u thanë me gojë dhe zgjidhja e kësaj kundërshtie thelbësore i kthen fjalët e të akuzuarve në kërcënime, kritikat e tyre në pengim”, ka thënë Howling.
Para trupit gjykues në Dhomat e specializuara të Kosovës në Hagë, prokurori Howling ka thënë se në Kosovë vazhdon të mbretërojë klima e frikësimit për dëshmitarët.
“Ka pasur diskutim në deklaratën përmbyllëse, në veçanti rreth frymës së frikësimit, është një frymë e cila ka 15 vjet që është e pranishme, kjo është një lloj relike historike dhe ku është klima moderne e frikësimit të dëshmitarëve në prova. Shihni përreth, kjo është situata, kjo është ndjesia, kjo është klima moderne e frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë kjo është ajo çfarë provat e kësaj çështje dëshmojnë dhe këta të akuzuar janë persona të cilët kanë treguar dashjen e tyre për ta çuar më tej këtë klimë. Pra ata do të frikësojnë, do të hakmerren, do t’i bëjnë emrat publik”, ka thënë ai.
Ai ka folur edhe për dëshminë e një punonjësi të ZPS-së, Miro Jukiq, të cilën e pati kontestuar mbrojtja.
Sipas prokurorit, dëshmia e tij duhet besuar duke theksuar deklaratat e tij se një numër i dëshmitarëve janë frikësuar dhe kanë kërkuar zhvendosje nga Kosova.
“Është historia që dikush thotë se nuk ndjehet fare i sigurt dhe që atij mund t’i ndodh çdo gjë, është historia e dikujt që ishte në panik dhe që kishte frikë të shkonte në punë, dikush kishte sulme paniku kaq të rënda sa që kishte përfunduar në spital dhe ishte shkaktuar një stres i jashtëzakonshëm për shkak të dokumenteve që kishin rrjedhur nga media, është historia e dikujt që është shumë i zëmëruar, i inatosur, që dëshiron që ai dhe familja e tij të zhvendosen me banim nga Kosova menjëherë, dikush që tha se mund të vritej dhe nuk mund të bashkëpunonte nëse ZPS nuk e zhvendoste familjen e tij diku tjetër me vendbanim. Është historia e dikujt tjetër që u ndje që familja e tij ishte n rrezik i cili u përpoq të merrte hapat e nevojshëm për të siguruar familjen e tij sepse njerëzit dukej që nuk e bënin dallimin ndërmjet dëshmitarëve dhe spiunëve”, ka thënë prokurori.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020, prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.
Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./KSP

DASH: Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për depërshkallëzimin është i nevojshëm

Kabashi-Ramaj: Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë momentum për të marrë avantazh në negociata

Daçiqi thotë se video ku shfaqet Radoiçiqi nuk ishte e ditës së sulmit

Kearns: Ngjarja në veri nxjerr në pah dështimet nga politikat që kënaqin autokratët

Gërvalla: Vuçiqi është eksportues i terrorizmit

Kurti: Në Bruksel, Vuçiqi tha se Radojçiqi do të bëhet Adem Jashari i serbëve

Trajtimi dhe terapia e foshnjës 10-muajshe, prej majit peng i procedurave administrative

Përfundon aksioni i bastisjes në Banjskë

Berisha për sulmin terrorist: Skenar i përbashkët i Kurtit, Vuçiqit dhe ndërmjetësve

Kosovës e Serbisë u bëhet thirrje t’u kthehen bisedimeve dhe zbatimit të marrëveshjes

Sulmuesit e vrarë në Banjskë vlerësohen “të pafajshëm” nga kryekuvendari i Republika Sërpskas
