1 perditesime
Arbëri

Aksioni “Brezovica”, arrestohen një doganier dhe kryesuesi i bordit “Ski Center Brezovica”

Aksioni “Brezovica”, arrestohen një doganier dhe kryesuesi i bordit “Ski Center Brezovica”
11:57

Aksioni “Brezovica”, arrestohen një doganier dhe kryesuesi i bordit “Ski Center Brezovica”

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellës, sot kanë realizuar aksionin “Brezovica ” ku, me ç’rast janë kontrolluar dhe bastisur shtatë lokacione të ndryshme në Shtërpcë, në mesin e tyre edhe objekti i Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë dhe janë arrestuar dy persona të dyshuar.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, personat e arrestuar, N.G.,- doganier dhe S.I., - kryetar i bordit të “Ski Center Brezovica”, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtëve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

09:38

Vazhdon aksioni “Brezovica” në shtatë lokacione

Shtatë lokacione përfshirë edhe rrethinën e Shtërpcës janë duke u bastisur të mërkurën në mëngjes, në vazhdën e aksionit të njohur si “Brezovica”, nën dyshimin për lëshimin e lejeve ndërtimore në parkun kombëtar “Sharri”.

Rastin për Kohën e ka konfirmuar prokurori i shtetit, Rasim Maloku.

“Jemi duke e zbatuar një kontroll në 7 lokacione”, është përgjigjur shkuar ai.Bastisjen e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj përmes një komunikate për media.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës - Drejtorinë për Krime të Rënda në Prishtinë, është duke vazhduar aksioni ‘Brezovica’ përkatësisht, urdhër kontrolli në objektin e Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë, për shkak të dyshimit të veprave penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie të ryshfetit”, thuhet në njoftim.

Nuk bëhet e ditur nëse nga bastisjet e sotme ka të arrestuar.

Por në aksionet e mëhershme deri tash disa persona janë arrestuar dhe dërguar në paraburgim prej 30 ditësh.