Arbëri

Mehaj kërkon më tepër prezencë të KFOR-it në veri

 

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kërkuar nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajar, të shtojë trupat e këtij misioni në veri të Kosovës.

Shtimin e trupave të KFOR-it dhe përforcimin më të madh të kontingjentit të tij, Mehaj e kërkoi si pasojë e situatës së krijuar në Ukrainë.