Iniciativa për Progres (INPO) ka publikuar raportin me titull “OSHP peng i politikës”.
Brenda më pak se vetëm një viti, janë grumbulluar 600 ankesa në vlerë mbi 300 milionë euro që presin zgjidhje nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP).
Kështu ka bërë të ditur Qëndrim Arifi, hulumtues i lartë në Iniciativa për Progres (INPO), gjatë një konference për media lidhur me mosfunksionalitetin e këtij organi.
“Si pasojë e mosfunksionalitetit të OSHP-së, kemi tre humbës kryesorë, autoritete kontraktuese, operatorët ekonomik dhe vetë qytetarët. Në vitet 2021-2022, fajtor politika sepse Kuvendi dhe Qeveria në vazhdimësi kanë injoruar zgjedhjen e tyre si pasojë e interesave që në këtë bord të sjellin njerëz politikë dhe jo profesionist. Fajtori kryesor është politik sepse është përgjegjësi e tyre për t’i zgjedhur. Nga marsi i 2021 deri në janar 2022 janë grumbulluar 600 ankesa që presin zgjidhje, që kalon vlerën e 300 e 13 milion euro”, ka thënë Arifi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.