1 perditesime
13:53

Szunyog: Inkurajojmë Kosovën që t’i shqyrtojë opsionet për furnizim me energji

Zyra e Bashkimit Evropian po inkurajon Kosovën që të shqyrtojë opsionet për furnizim me energji. Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog tha se njerëzit në Kosovë meritojnë qasje të përballueshme dhe të besueshme në energjinë e gjelbër.

Ai në tryezën me temën “Presidenca Franceze e Këshillit të Bashkimit Evropian”, ka shprehur shqetësimin edhe për mungesën e kuorumit në parlament dhe ecurinë e ngadaltë të akteve legjislative.

Instituti EPIK në bashkëpunim me Komisionin për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur tryezën me temën “Presidenca Franceze e Këshillit të Bashkimit Evropian”.

Derisa ka diskutuar për integrimin e Kosovës në BE, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka shprehur shqetësimin për mungesën e kuorumit në Kuvend dhe ecurisë së ngadaltë të ligjeve.

"Është një konsensus shumë i fortë për integrimin e Kosovës në BE, dhe të gjitha partitë politike e mbështesin këtë proces, por mendoj se është gjithashtu e rëndësishme që ato deklarata të përgjithshme të mbështetjes për integrimin në BE gjithashtu të shndërrohen në aktivitete konkrete të këtij Kuvendi. Më duhet të pranoj se ne jemi duke monitoruar punën e Kuvendit dhe na shqetëson shpesh mungesa e kuorumit dhe ndonjëherë ecuria e ngadaltë e akteve kyçe legjislative në Kuvend, dhe padyshim që kjo vlen edhe për këtë ndryshim gjithëpërfshirës të legjislacionit zgjedhor por edhe për Ligjin për financimin e partive politike", tha ai.

Më tej, ai shtoi se Ballkani Perëndimor është prioritet për Bashkimin Evropian. Szunyog ka folur edhe për energjinë në Kosovë, ku deklaroi se duhet të shqyrtohen opsionet për furnizim.

“Në Kosovë, furnizimi jo i besueshëm me energji, i cili bazohet kryesisht në thëngjill, mbetet një shqetësim. Ne inkurajojmë fuqimisht Kosovën që t'i përafrojë prioritetet e saj me ato të Bashkimit Evropian dhe të shqyrtojë opsionet për të ndryshojë furnizimet me energji. Kjo është edhe më e rëndësishme tani kur ne po përballemi edhe me krizën në Evropën Lindore. Kosova duhet të rrisë këtë përkushtim politik për të adresuar degradimin e mjedisit dhe sfidat klimatike, gjithashtu në këndvështrimin e përmbushjes së agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Njerëzit në Kosovë meritojnë qasje të përballueshme dhe të besueshme në energjinë e gjelbër. Rreziqet dhe kostot e mos kalimit në një energji të pastër për njerëzit, për mjedisin, krijimin e vendeve të punës për investime dhe ekonominë në përgjithësi, janë dhe do të jenë të mëdha”, ka deklaruar shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë./KSP

11:21

Szunyog: Shqetësuese mungesa e kuorumit në Kuvend

Instituti EPIK, në bashkëpunim me Komisionin për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës, kanë mbajtur tryezën me temën “Presidenca Franceze e Këshillit të Bashkimit Evropian”.

Kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi tha se Kosova është projekti më i suksesshëm i shtetndërtimit në botë. Ajo u shpreh optimiste në liberalizimin e vizave.

"Në fund të procesit, nuk duhet të humbim shpresat. Nuk është kohë për pesimizëm, është koha për bashkëpunim me vendet aleate. Institucionet tona duhet të tregojnë pjekuri në procesin e dialogut me Serbinë", tha ajo.

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel theksoi se Franca është aktive në agjendën ndërkombëtare që ka të bëjë me zvogëlimin e përdorimit të gazrave.

E, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ndër tjera ka folur edhe për punën e Kuvendit.

"Është një konsensus shumë i fortë për integrimin e Kosovës në BE, dhe të gjitha partitë politike e mbështesin këtë proces, por mendoj se është gjithashtu e rëndësishme që ato deklarata të përgjithshme të mbështetjes për integrimin në BE gjithashtu të shndërrohen në aktivitete konkrete të këtij Kuvendi. Më duhet të pranoj se ne jemi duke monitoruar punën e Kuvendit dhe na shqetëson shpesh mungesa e kuorumit dhe ndonjëherë ecuria e ngadaltë e akteve kyçe legjislative në Kuvend, dhe padyshim që kjo vlen edhe për këtë ndryshim gjithëpërfshirës të legjislacionit zgjedhor por edhe për Ligjin për Financimin e Partive politike", tha ai.

Ndërkohë që në seancën e së martës, në mungesë të vendimmarrjes ka dështuar në Kuvendin e Kosovës votimi i projektligjit për financimin e subjekteve politike. Me ç’rast kryeministri Albin Kurti nga foltorja e Kuvendit tha se përmes Projektligjit të financimit të partive politike rrite transparenca dhe llogaridhënia ndaj publikut dhe ë këtë vota arsyetohet./KSP