Arbëri

“Bechtel Enkas” 44 milionët iu dhanë me kontratë të jashtëligjshme

Foto: Driton Paçarada / Koha

Pagesa prej 44 milionë eurosh shtesë për konserciumin Bechtel Enka është e bazuar në kontratë të jashtëligjshme. Nënshkrues të kësaj kontrate janë ish-ministri, Pal Lekaj dhe dy zyrtarë të administratës të atëhershme të Ministrisë së Infrastrukturës. Por, asnjëri prej tyre nuk është zyrtar përgjegjës i prokurimit. E Ligji i Prokurimit Publik e cilëson të jashtëligjshme çdo kontratë që nuk nënshkruhet nga zyrtari i prokurimit

Pagesa rreth 44 milionë euro që i është dhënë konsorciumit “Bechtel Enka” në emër të punëve shtesë për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, është bazuar në një kontratë të jashtëligjshme.

Aneksi të cilin e ka siguruar KOHA, ka vetëm dy faqe. Në fund të së dytës ndodhen tri nënshkrime të zyrtarëve që kanë vulosur këtë pagesë. Në bazë të pozitave të asaj kohe, nënshkrues ishin Pal Lekaj si ministër, Betim Reçica si sekretar i përgjithshëm, si dhe Ramë Qupeva, zyrtar si pjesë e Njësisë Implementuese të projektit.