Arbëri

OAK kërkon masa reciproke për prodhimet e Maqedonisë që hyjnë në Kosovë

 

Oda e Afarizmit të Kosovës me anë të një komunikate vlerëson se ka ardhur koha që Kosova ta mbroj tregun e vet dhe të merr masa reciproke ndaj Maqedonisë dhe të gjitha shteteve tjera fqinjë që krijojnë barriera për bizneset e Kosovës.

“OAK ju ka shkruar të gjitha institucioneve vendore me qëllim që të përdorin çdo mjet ligjor që të realizohet e drejta e bizneseve Kosovare që të dalin me produktet e tyre në tregun maqedonas. OAK do të bëjë publike të gjitha pengesat që po u bëhen prodhuesve nga vendet fqinje dhe neglizhencën që po e ka Qeveria në mbrojtjen e interesit të tyre”, thuhet në komunikatë të Odës së Afarizmit.