Arbëri

Hovenier takohet me Rakiqin, ia rikonfirmon përkushtimin e SHBA-së për Kosovën e pavarur dhe multietnike

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili njëherësh është edhe ministër për Komunitete dhe Kthim.

Hovenier ka njoftuar se në këtë takim është rikonfirmuar përkushtimi i SHBA-së për një Kosovë multietnike, sovrane dhe të pavarur.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Hovenier shtoi se ka shprehur mbështetjen amerikane që të gjithë qytetarët e Kosovës të gëzojnë të drejta të barabarta në avancimin e së ardhmes evropiane të vendit.

“Me ministrin Goran Rakiq, rikonfirmova përkushtimin e SHBA-së për një Kosovë multietnike, sovrane dhe të pavarur ku të gjithë qytetarët nga çdo komunitet gëzojnë të drejta të barabarta dhe një zë të barabartë në avancimin e së ardhmes evropiane të Kosovës”, ka shkruar ai.