Arbëri

ZRRE: Partitë të përmbahen nga tendencat për përfitime politike

Descriptive Text

Zyra e Rregullatorit për Energji ka reaguar pas aksionit të mbajtur sot nga PSD-ja.

Përmes një postimi në Facebook thuhet se me metoda të dhunshme dhe në mënyrë të paprecedentë, anëtarë të partisë politike PSD kanë hyrë sot në hapësirat e punës së Zyrës së Rregullatorit për Energji, duke i pamundësuar punën stafit të ZRRE.

ZRRE-ja thotë se të gjitha vendimet e Bordit janë të publikuara në faqen elektronike të ZRRE-së.

“Vendimet e Bordit, pas marrjes së tyre, revidohen dhe draftohen ligjërisht nga departamentet e ZRRE-së dhe bëhen publike pas integrimit të të gjithë komenteve të anëtarëve të Bordit. Ky është proces i rregullt dhe ZRRE pret ta publikojë draftin gjatë kësaj jave. Komunikata për media dhe përgjigjet ndaj komenteve të palëve të interesit tashmë janë publikuar”, thuhet tutje në reagimin e ZRRE-së.

ZRRE ka ftuar të gjitha partitë politike, siç thotë kjo zyrë, të përmbahen nga tendencat për të përfituar politikisht duke dhunuar e penguar punën e ZRRE-së.

Aktivistët e PSD-së, sot për një kohë kanë qëndruar në këtë zyrë duke kërkuar përgjigje për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.