Weller: Të paarsyeshme reagimet për restaurimin e Shtëpisë së Xhafer Devës
Ekspertja ndërkombëtare e trashëgimisë kulturore, Nora Weller, ka thënë se nuk ka pasur asnjë arsye që restaurimi i Shtëpisë së Xhafer Devës të ndërpritet. Ajo ka thënë se në Kosovë gjithmonë përzihet politika në çështjet e thjeshta. Thirri që restaurimi të vazhdojë dhe të përfundojë.
“Në Kosovë është bërë gati e zakonshme çështjet e trashëgimisë kulturore që janë të thjeshta dhe nuk kanë të bëjnë me politikat ndërkombëtare, ngatërrohen mes vete”.
Weller i ka quajtur të panevojshme reagimet për restaurimet. Sipas saj, është devijuar çështja kryesore për trashëgiminë kulturore.
“Këto ditë është bë një intervenim i paarsyeshëm dhe i panevojshëm në raport me restaurimin e kësaj shtëpie. Ky objekt është pronë publike nga 1945 dhe është restauruar disa herë, është në listën e trashëgimisë së mbrojtur që nga 2011-a. Gjithë ky debat nëse duhet apo jo të restaurohet, ka devijuar çështja kryesore që është trashëgimia kulturore në Kosovë meriton të mbrohet dhe konservohet”.
Weller e cila është edhe ligjëruese në Universitetin e Cambridges, i quan edhe të papranueshme të gjitha reagimet, ndërsa kritikoi edhe ambasadorin gjerman në Kosovë. Ajo theksoi se ka vepruar dëmshëm.
“Devijimi i kësaj bisede nga çështja kryesore që është mbrojtja e trashëgimisë, ka ndodhur me reagimin e ambasadorit gjerman në Kosovës, që publikisht thotë se nëse restaurohet nënkupton që nuk njihet ndodhja e Holokaustit dhe fshihet e kaluara. E konsideroj këtë koment shumë serioz. Nuk ka pasur nevojë që ambasadori gjerman të bëjë publike këtë gjë. Ai ka bërë veprim të dëmshëm dhe të panevojshëm sepse pas reagimit të tij, bashkësia ndërkombëtare ndërpreu restaurimin”, ka thënë Welle në Interaktiv të KTV-së.