Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 11 pacientë të konfirmuar me COVID-19, dhe 31 të tjerë post-COVID janë duke marrë trajtim spitalor.
Ndërkohë që 10 pacientë janë në oksigjen-terapi.
Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar gjashtë pacientë dhe në Klinikën e Pulmologjisë 23 pacientë post-COVID.
Ndërkaq në Spitalin e Gjakovës po trajtohen shtatë pacientë, në Spitalin e Prizrenit katër pacientë, Spitali i Pejës dhe Spitali i Ferizajt po trajtojnë nga një pacientë me COVID-19.
Artikuj të ngjashëm