Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se bazuar në raportimet nga Klinika Infektive, Klinika e Pulmologjisë dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 116 pacientë nga Covid-19, 31 nga ta të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 85 me oksigjeno-terapi.
Sipas raportit, në QKUK janë të shtrirë 85 pacientë, 18 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 68 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 18 pacientë dhe Klinika e Pulmologjisë, 67 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 31 pacientë: 13 të konfirmuar pozitivë dhe 17 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 17 pacientë, Spitali i Gjilanit, 4 pacientë, Spitali i Ferizajt, 0 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient.
-
Në spitalet e Kosovës po trajtohen 120 pacientë të konfirmuar me COVID-19
-
Në spitalet e Kosovës po trajtohen 111 pacientë të konfirmuar me COVID-19
-
36 pacientë me COVID-19 po marrin trajtim në të gjithë Kosovën
-
Mbi 1160 pacientë po trajtohen për COVID-19 nëpër spitale, 944 me oksigjenoterapi
-
688 pacientë me COVID-19 në oksigjeno-terapi, 35 në gjendje të rënduar