Arbëri

Arratisja e Radojçiqit, tre policët e suspenduar janë serbë

Descriptive Text

Tre policët e suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës gjatë së premtes për arratisjen e Milan Radojçiqit janë serbë.

KOHA ka mësuar edhe emrat e tre policëve të suspenduar. Bëhet fjalë për Millosh Dajqetoviq, kapiten, Goran Millojviqin e Jovan Joksmioviqin.

Kërkesa për suspendimin e tyre ka ardhur pasi të enjten, në këtë pikë kalimin në Bërnjak, ku ata punojnë, ka arritur të arratiset i kërkuari me vendim të gjykatës, Milan Radojçiq, si i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në veri.

Policia ikjen e Radojçiqit e ka arsyetuar me atë se pika kufitare aty si pikë e përbashkët, mund të kalohet shpejt.

“Duke pasur parasysh pikën kufitare të integruar si pikë kufitare e përbashkët dhe mundësisë për të kaluar shpejtë në pjesën e Serbisë, zyrtarët policorë nuk kanë arritur që ta ndalojnë”, thuhet në një reagim të Policisë.