Arbëri

Escobar dhe Lajçak të hënën në Kosovë, priten mesazhe të qarta

 

Nesër do të arrijnë në Kosovë i Dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Mesazhet kryesore të tyre për institucionet në vend pritet të jenë rifillimi i dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve të kaluara me Serbinë, përfshirë Asociacionin.