Protestuesit gjuajnë qirinj dhe poça elektrikë në drejtim të Qeverisë

- 14:53Protestuesit gjuajnë qirinj dhe poça elektrikë në drejtim të Qeverisë
- 14:42Molliqaj: Policia e dirigjuar politikisht, Qeveria po fshihet se po i vjen marre
- 14:25Protestuesit përplasen me policinë te ndërtesa e Qeverisë
- 13:58Shumë qytetarë mblidhen për protestën kundër shtrenjtimit të rrymës
- 08:15Sot protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës
Protestuesit gjuajnë qirinj dhe poça elektrikë në drejtim të Qeverisë
Protestuesit kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike po gjuajnë qirinj dhe poqa elektrikë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Ky veprim i protestuesve në ndërtesën e organizuar sot nga PSD-ja, është bërë në mënyrë simbolike, për të shprehur pakënaqësitë ndaj propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Pas këtij aksioni, protestuesit janë shpërndarë të qetë.
Molliqaj: Policia e dirigjuar politikisht, Qeveria po fshihet se po i vjen marre
Kryetari i PSD-së, parti kjo që ka organizuar sot protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, Dardan Molliqaj e ka quajtur policinë e Kosovës të dirigjuar politikisht.
Molliqaj ka thënë se Qeveria e Kosovës po fshihet pas policisë për t’i penguar.
“Kjo polici është e dirigjuar politikisht, para tri ditë këtu është mbajt protestë me të njëjtën kauzë dhe këtu nuk ka pasur policë. I kërkova mirëkuptim, filluan të më arrestojnë. Policë të pasjellshëm e të dirigjuar politikisht, nuk hyjmë në objekt se s’jam budall me hi në objekt. I njëjti komandant para tri dite nuk i ka qit policinë këtu, policia është këtu për të na penguar ne, sepse e kanë rrit çmimin e energjisë elektrike, e tash ju vjen marre”, ka thënë Molliqaj, teksa protestuesit shtyheshin me policinë.
Molliqaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka folur për shumë vjet për privatizimin, por tash nuk po bën asgjë për kompanitë e tilla. Ai e ka quajtur Kurtin frikacak.
“Kryeministri ka 10 vjet që ka fol për dëmet e privatizimit të distribucionit, askush më shumë se ai nuk i ka bë favor kësaj kompanie, KESCO. Për 2 muaj i ka nda nga taksat tona, nga buxheti 120 milionë euro. Por, s’ngihen kurrë. Kjo kompani përveç tyre ka qëllim ta bankrotojë KEK-un. Ia ka mbi 50 milionë euro borxh, rrymë që na u ka shitë ne. Kurrë mundësi më të mirë s’ka pasë qeveria se ta kthejë tash distribucionin në shërbim të qytetarëve. Problemi është se brenda kësaj ndërtese është një frikacak, tuc, që veten e sheh si supermen. Bash që është tuc, është shumë i rrezikshëm. Ky njeri nuk ka as shok as shoqe që të bashkëpunojë. Trimat kanë shok dhe shoqe, tucat kanë instrumente e masha për ta ruajtur veten”.
“Ai vendim i ZRRE-së duhet tani të hedhet poshtë. Sot ka qytetarë aktivë, jemi ne, këtë vendim nuk do ta lejojmë të kalojë”, ka shtuar Molliqaj.
Protestuesit përplasen me policinë te ndërtesa e Qeverisë
Protestuesit të cilët po protestojnë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike sot në Prishtinë, janë afruar afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke u përplasur kështu edhe me Policinë e Kosovës.
Protestuesit kanë kërkuar nga policia që t’i lejojë të ngjiten në shkallët e hyrjes së ndërtesës së Qeverisë për të mbajtur fjalimet.
Policia nuk i ka lejuar dhe në këtë moment ka nisur një përplasje mes tyre.
Shumë qytetarë mblidhen për protestën kundër shtrenjtimit të rrymës
Kanë nisur të grumbullohet qytetarë për protestën kundër shtrenjtimit të rrymës, ku kërkohet që të hedhet poshtë propozimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Protestën e ka organizuar Partia Socialdemokrate. Kryetari i saj, Dardan Molliqaj, pati ftuar që edhe opozita t’i bashkohej protestës së sotme.
Molliqaj ka thënë se protesta do të jetë paqësore.
Sot protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës
Edhe sot me të filluar nga ora 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës dhe do të kërkohet që të hedhet poshtë propozimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Protesta e sotme është organizuar nga Partia Socialdemokrate.
Në një konferencë për medie të premten, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se protesta e të shtunës do të jetë paqësore, por tha se do të ketë aksione simbolike para objektit të qeverisë.
Ai bëri thirrje edhe që opozita t’i bashkohet kësaj proteste.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të cilët deklaruan se nuk do të jenë pjesë e organizmit të protestës së të shtunës, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
“Ne kuptojmë shqetësimin e secilit për këtë çështje, njëherësh prapë i bëjmë thirrje Qeverisë që të tërhiqet nga shtrenjtimi i rrymës. Gjithashtu, ne respektojmë vullnetin e secilit për pjesëmarrje në këtë protestë dhe apelojmë që të respektohen masat anticovid”, u tha në komunikatën e AAK-së.
Po për të kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike u protestua edhe më mërkurën e 26 janarit.
“Ngrohja nuk është komoditet”, “Asnjë cent më shumë”, “Lësho rrymën, lësho rrjetin, largoje KEDS-in”, janë shkrimet në pankarta me të cilat para objektit të Qeverisë protestuan rreth dyqind protestuese.
Ata kundërshtuan edhe paralajmërimin e ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Bislimi: Kosova nuk pranon ta sakrifikojë sovranitetin për largimin e Serbisë nga orbita ruse

Vela: Arrestohet kreu i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, lejoi shfaqjen teatrale të financuar nga Kosova

Rama u përgjigjet atyre që e akuzojnë për Asociacionin

Zyrtarë të sektorit publik trajnohen në kompaninë që është denoncuar nga MSH-ja

BE-ja po i shqyrton masat ndaj Kosovës, nuk përfshihen vizat

Politikanë e aktivistë serbë: Prishtina dhe Beogradi bashkëfajtorë për situatën në veri

Bislimi: Nuk i ndjekim kërkesat e Serbisë

BE-ja mirëpret “çdo propozim konstruktiv” për ta çuar përpara çështjen e Asociacionit

Vuçiq i përgjigjet Ramës: Propozimin për Asociacionin e japin serbët

Vuçiq kërkon autonomi më të madhe për serbët në veri

Morina akuzon institucionet për diskriminim ndaj personave LGBTI
