Arbëri

AAK: Nuk jemi organizatorë të protestës kundër shtrenjtimit të rrymës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thënë se nuk është pjesë e organizmit të protestës së të shtunës, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Protesta është organizuar nga Partia Social-Demokrate (PSD), dhe do të zhvillohet duke filluar nga ora 14:00.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është pjesë e organizmit të protestës së të shtunës, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Ne kuptojmë shqetësimin e secilit për këtë çështje, njëherësh prapë i bëjmë thirrje Qeverisë që të tërhiqet nga shtrenjtimi i rrymës. Gjithashtu, ne respektojmë vullnetin e secilit për pjesëmarrje në këtë protestë dhe apelojmë që të respektohen masat anti-COVID”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar të premten se AAK-ja do ta mbështesë protestën e së shtunës, derisa dy partitë e tjera parlamentare opozitare, PDK e LDK vetëm janë pajtuar me kërkesat e PSD-së, të cilat do të t’i paraqesin në protestë.