Arbëri

Asociacioni në pakon e re për Kosovën

Foto: Ilustrim
 

Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të jetë një nga temat, të cilat priten të diskutohen gjatë vizitës së të dërguarit të Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe nga përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, javën e ardhshme, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, Violeta Haxholli dhe Dushan Radakoviq.

Megjithatë, ata thonë se mbetet e panjohur ende për shoqërinë civile, por edhe për publikun në tërësi, se cilat janë modelet për formimin e Asociacionit, që i janë ofruar Qeverisë së Kosovës për shqyrtim, e të cilat i ka përmendur ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, gjatë një interviste në shërbyesin publik, RTK.