Arbëri

ZRRE-ja e shtyn deri më 31 janar afatin për ofrimin e komenteve për tarifat

Foto: KOHA
 

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) ka bërë të ditur se ka vendosur që ta zgjasë afatin për ofrimin e komenteve deri më 31 janar, lidhur me raportet e publikuara për konsultim publik.

Sipas ZRRE-së, këtu bëhet fjalë edhe për raportin konsultativ që paraqet qëndrimet e ZRRE-së për ristrukturimin e tarifave të nevojshme për të përmbushur kostot e blerjes së energjisë elektrike dhe për të rivendosur furnizimin me energji elektrike për konsumatorë.